
Barcelona ishte pafat, pasi goglat e vendosën përballë Napolit në fazën e 1/8-ave të Champions League. Një përballje “titanësh” mes dy ekipeve kampionë në La Liga dhe Serie A.
Pas hedhjes së shortit për “Mediaset” ka folur drejtori sportiv i katalanasve. Deco ka theksuar se do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe shumë e veçantë mes dy ekipeve që kanë lojtarë të mëdhenj në skuadër.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ka lojtarë të rëndësishëm . Që nga viti i kaluar, Napoli është rikthyer aty ku e meritonte. Historia e numrit 10 në këto dy skuadra është mbresëlënëse, një sfidë që do të ketë një shije të veçantë”, ka përfunduar Deco.
Poll