
Borussia Dortmund ka vendosur t’ia besojë vendin e trajnerit Edin Terzic, që ka mbajtur postin e drejtorit sportiv te klubi verdhezi. 39 vjeçari ka qenë edhe vjet në stolin e skuadrës nga Bundesliga, ndërsa si trajner i përkohshëm fitoi Kupën e Gjermanisë.
Tanimë Terzic ka firmosur një kontratë deri në 2025, duke zënë vendin e të shkarkuarit Marco Rose. Në postin e drejtorit sportiv te Dortmund është emëruar Sebastian Kehl, ish-lojtari i verdhezinjve.
“Ne mbajtëm disa diskutime intensive me Edin Terzic fundjavën e kaluar dhe jemi të bindur se ky vendim i stafit është i duhuri për BVB. Edin e njeh klubin tonë, mjedisin, një pjesë të madhe të ekipit dhe e di se çfarë rregullimesh duam të bëjmë në mënyrë që të mund t'u ofrojmë tifozëve tanë futboll të suksesshëm.
Sezoni 2022/23 karakterizohet nga një fillim i ri sportiv. Ne do ta çojmë këtë përpara së bashku me gëzim dhe pasion të madh”, thotë drejtori i caktuar sportiv Sebastian Kehl.
“Deri tani, shumë njerëz duhet ta dinë se sa e rëndësishme është BVB në jetën time. Prandaj dua të falënderoj Aki Ëatzke, Michael Zorc dhe Sebastian Kehl për besimin e madh dhe për transferimin e kësaj përgjegjësie të madhe. Do të japim gjithçka çdo ditë për suksesin e ekipit dhe të gjithë klubit”, tha trajneri i ri, Edin Terzic.