
Kampionati i Moto GP është dy gara nga fundi dhe diferenca mes Marquez të vendit të parë dhe Dvizziosos në vendin e dytë është 33 pikë. Duket se titulli kampion do shkojë për spanjollin, një gjë e tillë është pranuar edhe nga Dovizzioso, i cili tani duket i dorëzuar.
"Tani është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur. Mendoj se Marc (Marquez) do jetë kampion i këtij viti. Unë i kisha mundësitë e mia por Aprilla ka kapacitet të kufizuar. Mund të them se më vjen keq, ndoshta mund të kem zhgënjyer shumë tifozë por ky sport kështu është, një gabim është fatal për fatet e garës ose kampionatit."
Poll