Prej ditësh qarkullonte në media romanca e nisur nga portieri gjerman, Loris Karius dhe gazetarja e njohur italiane, Diletta Leotta.
Tashmë të gjitha spekulimet kanë marrë fund, pasi dyshja e njohur janë fotografuar së bashku për herë të parë në publik teksa ecnin në rrugët e Milanos të kapur dorë për dore.
 
Karius mbahet mend veçanërisht nga tifozët e Liverpool për finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018. Karius i dha Real Madridit Ligën e Kampionëve pas gabimeve të tij të njëpasnjëshme.
Nga ana tjetër, prezantuesja televizive Diletta Leotta ka një numër të madh fansash, me 8.6 milionë ndjekës në Instagram.
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       