
Mes shumë personazheve VIP të pranishëm në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur “El Clasico”-n ishte edhe Julia Roberts.
Pas ndeshjes, aktorja e famshme amerikane pati mundësinë të njihej personalisht me Messi-n, Cristiano Ronaldo-n, etj, por për fatin e saj të keq u bë protagoniste e një gafe me Sergio Ramos.
Mesa duket aktorja nuk e ka ndjekur me vëmendje takimin Real Madrid- Barcelona, pasi mbrojtësit Sergio Ramos i cili doli nga loja me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Lionel Messi-t i tha:
"Komplimente, luajte shumë mirë”.
Për fatin e keq të Julia Roberts, e cila ndoshta donte thjesht të ngushëllonte disi Ramos-in, tashmë videoja është bërë virale.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=zZe3BToCvOo