
Interi mori dje një fitore spektakolare me rezultatin 0-3 ndaj Romës në “Olimpico”. Skuadra zikaltër shënoi 3 herë brenda 45 minutave të para me Calhanoglu, Dzeko e Dumfries dhe doli me tri pikë të rëndësishme nga një transfertë e vështirë si ajo e Romës. Lajmi i vetëm i keq për Interin ishte dëmtimi i Correas.
Sulmuesi argjentinas doli nga fusha e lojës në pjesën e dytë pas nëj problemi muskular në kofshën e majtë. Argjentinasi do të kryejë sot analizat për të parë shkallën e dëmtimit, por mediat bëjnë me dije se Correa e ka mbyllur vitin 2021 pas këtij dëmtim. Lojtari pritet të rikthehet me skuadrën në ndeshjen e parë të muajit janar.
Poll