
Shqipëria është përfaqësuar në festivalin ndërkombëtar të filmit në Lejpcig me një dokumentar sportiv për alpinizmin, ndërsa ka arritur që të fitojë vëmendjen e të gjithëve, duke marrë vendin e parë.
"Përshëndetje miq. I sapo kthyer nga festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar sportiv alpin në Lejpcig të Gjermanisë, me emocione dhe mbresa të pafund. Dokumentari ''Sfidë me jetën'' dedikuar alpinistëve shqiptarë që pushtuan majën e botës, Everestin, u prit mjaft mirë dhe flamuri shqiptar u valëvit krenar, së bashku me atë të shoqatës Dajti Alpino Turistik. Kësaj here, votimi nuk u bë nga juria e cila thuajse e deklaroi hapur çmimin për ne, por nga publiku i shumtë gjerman, të cilët natyrisht votuan për regjisorin dhe filmin e tyre".
"Gjithsesi vendi i katërt në festivalin ndërkombëtar, ishte një nga sukseset më të mëdha profesionale, të cilin e ndaj me kolegët e mi të RTSH dhe protagonistët e këtij dokumentari, veçmas babë e bir, Xhimi Begeja dhe Mateo Begeja, të cilët u duartrokitën shumë gjatë në skenë...".
"Së shpejti do të përgatis një telereportazh, për një event që vështirë të fshihet nga kujtesa, pa harruar mirënjohjen për shoqatën Dajti Alpino Turtistik dhe familjen Begeja, që mundësuan këtë pjesëmarrje dhe konkurrim kaq dinjitoz jo vetëm personal, por edhe kombëtar", përfundoi gazetari i RTSH Dëfrim Methasani, i cili sqaroi të gjithë detajet rreth kësaj medaljeje që shkon për sportin shqiptar.