Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Doktori" nuk di të plaket, Rossi i dyti në Australi, Marquez "prek" titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
"Doktori" nuk di të plaket, Rossi i dyti në Australi,

Gara e Moto GP në Philipp Islands të Australisë duket se dha verdiktet përfundimtate për titullin kampion. Triumfator në këtë garë doli spanjolli Marc Marquez. Marquez e dominoi garën që nga fillimi e deri në fund dhe tani e sheh veten të shkëputur me 33 pikë nga Dovizzioso ku kanë mbetur edhe 2 gara nga fundi i sezonit.

Nga ana e vet Doviziosso zhgënjeu në këtë garë duke u renditur në vendin e 13-të në Australi. Vetëm një "mrekulli" mund të bëjë që italiani të shpallet kampion bote. Një italian nuk ia del por një tjetër po. Ai është "doktori" i këtij sporti, Valentino Rossi. 9 herë kampioni i botës u rendit i dyti në garën e sotshme. Edhe njëherë "doktori" tregoi shumë nga klasi i tij dhe pavarësisht se mosha ecën ai "ngel" sërish i ri dhe një legjendë në garat me motora.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga