
Shqipëria mësi grupin e saj në Nations League dhe kquezinjtë u shortuan në Grupin B1 të Ligës B me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Rigjejmë sërish çekët të cilëve u morëm 4 pikë në kualifikueset e Euro 2024.
Në përfundim të kualifikueseve trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy dha dorëheqjen dhe vendin e tij e mori Ivan Hasek. Ky i fundit ka komentuar shortin dhe ripërballjen me Shqipërinë ku kërkon hakmarrjen dhe 6 pikë të plota.
“Sigurisht që do të jemi më shumë të motivuar ndaj Shqipërisë, të gjithë ne do të duam të tregojmë se jemi më të mirë se kuqezinjtë. Ata e treguan forcën e tyre, sidomos në ndeshjen në shtëpi.
Është detyra jonë t’ua kthejmë reston dhe të marrim 6 pikë këtë radhë. Gjithsesi nuk dua të bëj llogari, ashtu siç nuk kam bërë para shortit. Detyra jonë është e qartë, duhet të japim më të mirën tonë.
Grupi është i ekuilibruar, kështu që nuk ka shumë rëndësi se kush luan me kë. Do të jetë betejë në çdo ndeshje”, përfundoi trajneri i Çekisë.