Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Do të kemi dëmtime", Ramadan NDREU premton besnikëri: Kastrioti në Superligë, ju tregoj ritmet e punës në stadiumin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
"Do të kemi dëmtime", Ramadan NDREU premton besnikëri:

Kastrioti I këtij edicioni është duke pretenduar për elitën, ndërsa trajneri Ramadan Ndreu ka folur për RTSH. Numri një I stoli ka theksuar se diferenca me Besëlidhjen në Kategorinë e Parë grupi B prej 9 pikësh nuk do të thotë asgjë dhe se lojtarët duhet të jenë të fokusuar sepse në futboll çfarë nuk ndodh.

Ndreu I ka premtuar besnikëri Kastriotit, duke u shprehur se në Krujë ndihet mirë dhe skuadrës I duhen disa përforcime. Sa I takon stadiumit të ri në Krujë dhe ndeshjeve në të, Ndreu tregoi se punimet janë ndalur por do të vijojnë shpejt pasi po bisedohet me FSHF-në për të rindërtuar diçka nga fillimi, duke pasur edhe kohën e  vet. Korabi do të jetë kundërshtari I radhës për krutanët, të diel në datën 14 qershor.

Pandemia? Jemi mirë, në përgjithësi kjo ka qenë periudhë e vështirë dhe me stress. Ka qenë kohë jo e mirë por kërkojmë që të rikthehemi.

Dëmtimet? Është një periudhë stërvitore e vështirë. Futbollistët vijnë në gjendje jo të mirë, nuk jemi mësuar me 2 muaj pushim. Po tregohemi të kujdesshëm me ngarkesën në stërvitje sepse shtohen dëmtimet dhe hapen problemmet. Në një periudhë të shkurtër do japim maksimumin.

I druheni Besëlidhjes? Futbolli prodhon surpriza dhe është diçka e vështirë. Jemi pranë Superligës por matematika na thotë që të jemi të kujdesshëm. Jemi me fat që kemi shumë lojtarë në dispozicion sepse do kemi shumë dëmtime.

Keni piketuar lojtarë të Superligës? E kam menudra të jem I sinqertë. Pjesa më e madhe e skuadrës është kjo dhe do jenë vitin tjetër. Kemi kualitet për vitin tjetër nëse kalojmë. Superliga ka nivel, duhen lojtarë që të plotësohet grupi dhe me eksperiencë në elitë. Unë e kam natyrë që mos jem kalimtar në elitë, port ë lëmë gjurmë. Kruja e ka eksperiencën në Superligë.

Do jeni në krye të Kastriotit? Do jem. Kemi biseduar me presidentin dhe kemi në një linjë, të lu8ajmë futboll dhe me mbështetjen e presidentit dhe kryetarit të bashkisë jam I sigurt 100 përqind që do vijojmë punën. Oferta? Nuk lëviz nga Kruja. Ndihem mirë dhe jam I qetë, kjo më jep besim.

Stadiumi? Momentalisht punimet kanë ndalur, nuk kanë filluar akoma. Jemi në bisedime me Bashkinë dhe FSHF-në për stadiumin. Kjo punë do bashkëpunim sepse do ndërtohet gjithçka nga fillimi. Mbase 6 muajt e parë do jemi jashtë fushe dhe do e kemi vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga