Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Do jetë më i paguari në historinë e MLS, Lorenzo INSIGNE: Nuk kam ardhur për para te Toronto

Shkruar nga NEWSPORT
Do jetë më i paguari në historinë e MLS, Lorenzo INSIGNE:

Ish-kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, është prezantuar te Toronto në Kanadanë e largët. Italiani pasi mbylli aventurën e tij me napolitanët, anësori italian mori vendimin për të “shtegtuar” larg Europës.

Në intervistën e tij të parë si lojtar i Torontos, Insigne tha: “Ishte e vështirë të largohesha nga Napoli. Unë jam 31 vjeç dhe nuk jam i vjetër, mund të qëndroja ende në Evropë, por gruaja dhe fëmijët janë të parët.

Është hera e parë që unë dhe familja ime largohemi nga Napoli. Që në ditën e parë që takova presidentin ai më foli shumë për këtë qytet, mezi prisja të vija, të takoja trajnerin dhe shokët e rinj.

Besoj se kam dhënë shumë për Napolin, kam humbur ndeshje apo trofe që më kanë lënduar, por nuk u dorëzova kurrë. Të jem I sinqertë, doja një sfidë të re. Ishte e vështirë, por kjo është jeta ime.

Napoli është larg nga këtu, por të them të drejtën ndihem si në shtëpi. Një zgjedhje jete edhe për fëmijët e mi, shpresoj që ata të kenë një të ardhme të shkëlqyer këtu.

Shumë mendojnë se kam ardhur këtu për para, por kjo ishte një zgjedhje kryesisht për familjen dhe fëmijët e mi. Unë nuk jam dakord që këtu nuk luhet futboll i vërtetë, erdha për të ndihmuar klubin të fitojmë trofe”, u shpreh Insigne.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga