
Në prag të sfidës me Cadiz në kampionat trajneri i Real Madrid foli në konferencën për shtyp. Italiani u pyet nga gazetarët për Vinicius dhe një prej tyre e pyeti nëse do e ndërronte brazilianin me Haaland.
“Të gjithë përfitojnë nga ajo që kanë: unë nga cilësitë e Vinicius, Guardiola nga Haaland. Secili ka të tijat”, u përgjigj Ancelotti.
Mesjava në Champions foli për Realin dhe City të cilët fituan edhe falë paraqitjeve të dy lojtarëve Vinicius dhe Haaland.
Poll