Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ditë “JO” për kryesuesit e NBA-së, Lakers rikthehen te fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë “JO” për kryesuesit e NBA-së, Lakers rikthehen

Dy skuadrat kryesuese të konferencës së Perëndimit në NBA janë mundur sërish. Denver u mposht nga Milwaukee 107-99. Për miqtë mungoi Nikola Jokic dhe kjo ndikoi shumë në lojën e Nuggets, ndërkohë që Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 14 rebound për Bucks, që ngjiten në vendin e tretë në Lindje.

Humbet edhe Memphis, që u mund 122-120 nga kampionët e Golden State. Për Ëarriors u dallua Stephen Curry me 34 pikë. Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja, duke mundur 113-104 San Antonio Spurs. LeBron James realizoi 20 pikë e 11 asist, ndërkohë që u rikthye nga dëmtimi Davis, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe shënoi 21 pikë e 12 rebound.

Portland mundi 134-124 Utah Jazz, ndeshje ku shkëlqeu Damian Lillard, autor i 60 pikëve, në një ndeshje të jashtëzakonshme, duke vendosur rekord sezonal për nga koha që ishte në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga