Ditë feste për mesfushorin e kombëtares, FSHF-ja me urim special
Shkruar nga NEWSPORT
Nedim Bajrami është një nga pikat kyçe të kombëtares shqiptare. Pikërisht për të dita e sotme është festë, teksa feston 25-vjetorin e lindjes.
Në një ditë të shënuar si kjo e sotmja, urimet për të nuk mungojnë. Mes tyre ndodhet edhe e FSHF-së, ku i urojnë Bajramit suksese në karrierë.
“ Sot feston ditëlindjen e 2️⃣5️⃣-të mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami. Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë! Gëzuar ditëlindjen Nedim!”, shkruhet në postim.