Ditë e veçantë për Myrto UZUNIN, Granada dhe FSHF-ja nuk kursejnë URIMET
Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni ka mbyllur një sezon fantastik me Granadan, teksa ka siguruar ngjitjen në La Liga për sezonin e ri. Sulmuesi beratas arriti të fitonte edhe “Këpucën e Artë” pasi shënoi 23 gola në këtë sezon. Për t’i bërë mbylljen përfekte një sezoni të shkëlqyer i propozoi të dashurës, Uardas për martesë në mesin e fushës.
Por jo vetëm kaq, por dita e sotme është një ditë festë. “Bomberi” mbush ditën e sotme 28 vjet. Urimet në këtë ditë të shënuar për të nuk kanë munguar nga Granada dhe FSHF-ja.