Dita e sotme është një ditë zie për futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Pogradecit. Lajmi për ndarjen nga jeta të Festim Fetollarit ka tronditur çdo sportdashës.
Kujtojmë se Fetollari ishte një nga mesfushorët shkatërrues që sot i mungon futbollit shqiptar. Karrierën e tij futbollistike do ta niste fillimisht në Korçë me Skënderbeun e të rinjëve për të kaluar më pas te Pogradeci.
Jeta e tij futbollistike do të lidhej ngushtë me Korçën dhe Pogradecin, ndërsa edhe si trajner vendosi të jepte kontributin e tij po te pogradecarët duke u mësuar fëmijëve magjinë e futbollit.
[caption id="attachment_695730" align="alignnone" width="780"] Festim Fetollari[/caption]