Sot për të gjithë shqiptarët anembanë botës është një ditë feste. Është 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku shumë figura të njohura kanë ndarë në rrjetet sociale urimet e tyre për këtë ditë të veçantë.
Por një gjest vërtet për t’u duartrokitur na vjen nga “vëllezërit” tanë në Kosovë. Komentatori, Arben Berisha, i cili do të komentonte duelin mes Kamerunit dhe Serbisë, takim që u mbyll në barazim 3-3, ka refuzuar t’iu përmend emrat lojtarëve serb.
Madje edhe kur Serbia shënoi 3 gola, Arben Berisha nuk përmendi asnjë prej golashënuesve serbë. Ky vendim i tij erdhi si shenjë respekti për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe si një mesazh përbashkues se Shqipëria dhe Kosova janë një komb.
Një gjest që është mbështetur shumë nga tifozët shqiptarë, duke lavdëruar pa masë Berishën, për komentimin e ndeshjes mes Kamerunit dhe Serbis.
Respekt i veqant per komentatorin @ArbenBerisha qe gjate gjithe lojes cameroon vs srb, asnjehere si permendi emrin asnje lojtari kundershtar te cameroonit .
— Xi (@xikryeziu) November 28, 2022
@ArbenBerisha shembull se si komentohet nje ndeshje e S*rbis. As emrat e golashenuesve nuk i permend. @AndinLokaj merr mesim.
— baton (@podrimchak) November 28, 2022
@ArbenBerisha don me mesu kejt historine e Kamerunit, amo komentim te lojes ku luajne “ata” nuk komenton e gollat hic e ma hic
— Dëfrim Shabani (@defrimLFC) November 28, 2022