
Real Madrid u mposht 1-0, por nuk humbi thjesht një ndeshje. Eden Hazard ka dalë nga fusha i dëmtuar dhe nuk dihet shkalla e dëmtimit. Mbetet në pikëpyetje nëse do luajë në Champions ndaj Cityt apo jo. Kjo nuk është hera e parë për këtë sezon, pasi tërheqje muskulare ai ka pasur edhe më përpara. Atëherë kur pritej shpërthimi i futbollistit, trajneri e aktivizon titullar dhe më pas ndodh ajo që pamë sonte.
Një shqetësim i madh për Zidane, pasi të humbësh një lojtar të tillë në këtë fazë të sezonit është me të vërtetë situatë problematike. Megjathë, stoli është ''i pasur'' dhe aty mund të gjendet zëvëndësuesi. Egzaminimet mjekësore në ditët në vijim do tregojnë më shumë për kohën se kur do rikthehet në fushë Eden Hazard.