Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Dinamon nuk e do askush, as një ekip në fushë

Shkruar nga NEWSPORT

Dinamovitët kanë nisur përgatitjet që në fund të muajit qershor, por tashmë stafi teknik dhe drejtuesit kanë menduar që stërvitja të zhvendoset te ish-kompleksi "Dinamo". Megjithatë, numri i futbollistëve nuk ka ndryshuar edhe pse sipërfaqja e fushës është më e madhe këtë herë.

[caption id="attachment_12352" align="alignleft" width="300"]Igli Allmuç, trajneri i Dinamos Igli Allmuç, trajneri i Dinamos[/caption]

Disa ditë më parë dinamovitët po stërviteshin te fushat e mini-futbollit te kompleksi "Akuadrom", ndërsa pothuajse në fushë ishin 9 vetë. Ndërsa në stërvitjen e djeshme kanë qenë vetëm 10 vetë. Ende nuk janë bashkuar lojtarët e sezonit të shkuar, ndërsa klubi pret që të kryejë merkato.

Megjithatë, financat nuk janë të sigurta për sezonin e ri, pasi presidenca është shprehur se edhe mund ta shpërbëjë ekipin në ditët e ardhshme, pasi skuadra nuk është futur ende në ambientet e ish-kompleksit "Dinamo". Pra, nga sa duket sezoni i ri po nis me shumë vështirësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga