
Dita e sotme është e veçantë për Taulant Seferi. Sulmuesi i kombëtares feston 27-vjetorin e tij të lindes dhe kjo ditëlindje si rrallë herë e ka qetur në grumbullimin e kuqezinjve.
Sigurisht urimet për të janë të shumta, ku mes tyre është edhe Jasir Asani. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen shokut të tij.
“Edhe 100 vllaçko” ka shkruar Asani. Kujtojmë se në të kaluarën të dy lojtarët “ziheshin” mes tyre për krenarin e kryeqytetit, teksa mbronin fanelat e Tiranës dhe Partizanit, por tashmë kanë bashkuar forcat për të shënuar gola spetakolar me fanelën e kombëtares.
Poll