Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Kilin në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma, Itali. Ky do të jetë testi i parë miqësor për kuqezinjtë të cilët më 25 mars sfidojnë Suedinë në Stokholm për miqësoren e dytë.
Sylvinho ka përmbyllur përgatitjet në seancat stërvitore dhe skuadra është gati për të startuar sfidën. Në grumbullimin e Kombëtares, një vizitë surprizë i vjen Sylvinhos. Ze Maria, ish-futbollisti i Brazilit ka surprizuar ish-kolegun e tij përpara ndeshjes me Kilin.
Arzen Voci, fizioterapisti i Kombëtares dhe i Tiranës ka ndarë një foto në rrjete sociale ku shfaqet mes timonierit kuqezi dhe ish-trajnerit të bardhebluve.
[caption id="attachment_730362" align="alignnone" width="1024"] Sylvinho, Arzen Voci, Ze Maria[/caption]