Diego Costa ka refuzuar Atletico Madridin, duke qëndruar te blutë e Londrës dhe për një sezon. 27-vjeçari u afrua te skuadra e Ambramoviç në sezonin 2014-2015. Trajneri i Chelsea ka afruar në skuadër Michy Batshuayin nga Marseille, por thuhet që po kërkon edhe një sulmues tjetër në ekip. Në këtë mënyrë, Costas i duhet të punojë fort që të luftojë për një vend në formacion. Diego Costa erdhi te skuadra e Chelsea para dy sezonesh duke shënuar në total 37 gola në dy sezonet.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.