
Ditën e djeshme u luajt sfida e radhës në Kategorinë e Dytë mes Albeptron dhe Tomori e mbyll me fitoren 1-2 të skuadrës beratase. Një ndeshje që vinte përballë dy skuadrat që luftojnë për vendin e parë në Grupi B. Por sfida e djeshme nuk u mbyll pa incidente pasi u ndërpre për disa minuta për shkak se disa tifozë gjuajtën më gurë arbitrin e ndeshjes dhe ky I fundit ndërpreu takimin dhe më pas vendosi ta rifilloi sërish. Por sikur të mos mjaftonte vetëm ky incident, pas përfundimit të ndeshjes disa prej tifozëve të Albpetrolit kanë ndjekur me makinë një prej tifozëve të Tomorit, Nderim Deliun dhe e kanë goditur me mjete të rënda duke lënë pa ndjenja në tokë. Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe klubi patosarak duke u shprehur se nuk mund të përbaltet një klub për një incident që ka ndodhur shumë minuta pas mbylljes se sfidës.
Postimi i Ulstras Albpetrol:
NJ O F T I M !
Ne si faqja zyrtare e Klubit Sportiv Albpetrol ,hedhim poshte te gjitha lajmet,akuzat apo aludimet sic eshte pretenduar ne disa media apo rrjete sociale te ketyre mediave qe tifozeria jone dhe masat e klubit te K.F.Albpetrol nuk kane qen te duhurat. Ne bejme me dije qe cdo mase eshte marre sipas rregullores si para ndeshjes,gjate ndeshjes apo dhe pas ndeshjes dhe distancohemi nga cdo dhune e cila perbalt emrin e qytetit apo ekipit tone . Nuk mund te perbaltet nje klub ,drejtuesit e klubit apo dhe nje tifozeri e tere nga veprimet individuale te cilat kane ndodhur shume minuta pas ndeshjes ne te dale te qytetit,dhe ketu pegjegjesia eshte individuale dhe jo kolegjiale. Me kete njoftim denojme cdo veprim anti sportiv dhe e denojme ate duke mos mbajtur asnje pergjegjesi kolektive ,pasi asnje dhune per tifozet beratas nuk ka ndodhur ne stadium dhe perreth distances se stadiumit e cila eshte e percakrtuar me ligj dhe kjo eshte e qarte dhe lehtesisht e vertetuar per kedo nga mediat qe deshrion ta vertetoj
Me respekt faqja Ultras Albpetrol dhe drejtuesit e Klubit,Shumesportesh,Albpetrol Patos !