Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dhuna ndaj gjyqtarit në Peqin, POLICIA identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuna ndaj gjyqtarit në Peqin, POLICIA identifikon dhe shpall në

Kategoria e Parë e futbollit është rikthyer te aktet e dhunës. Në ndeshjen e  djeshme mes Shkumbinit dhe Dinamos përfunduar në barazimin 1-1, arbitri kryesor Sokol Bebja ka rënë preh e dhunës në fushën e lojës. Ka qenë një tifoz i identifikuar tanimë nga policia, që ka hyrë në fushë duke kryer aktin e dënueshëm.

Newsport.al mëson se autori është identifikuar nga forcat e policisë, duke u shpallur në kërkim nga blutë e Peqinit. Për momentin ende nuk ka asnjë të ndaluar, pasi agresori vijon të qëndrojë në arrati. Sipas ligjeve të reja për dhunën në sport, hyrë në fuqi fillimin e tetorit 2019, çdo akt dhunimi ndaj arbitrit apo zyrtarëve të tjerë për shkak të detyrës dënohet me burg deri në tre vite.

Poll

Lexo gjithashtu