
Antropologu Përparim Kabo analizoi shkaqet e burimit të dhunës në futbollin shqiptar. Në emisionin "Proçesi Sportiv", ai theksoi se dhuna ushtrohet jo vetëm në shoqëri, por dhe në institucione.
"Ne nuk kemi dhunë vetëm në shoqëri. Kemi dhunë brenda institucioenve. Në institucionet demokratike përfaqësuese ushtrohet qoftë dhunë verbale, qoftë fizike. Shkojmë te institucionet ligjzbatuese. Policia nuk është profesionale në luftimin e dhunës. Nëse një njeri është nën trysninë e madheve të kushteve të jetesës shkon në stadium dhe shikon që arbitri me vendimin e tij ndëshkon një ekip dhe ndihmon një tjetër, ai shpërthen me idenë se po bëhet padrejtësi
Duhen 3 'Fair Play' në fushë, në gjykim dhe në tribuna. Kryesisht në tribunat VIP. Problem mbetet financimi dhe organizimi i klubeve", përfundoi Kabo.