
Në muajin dhjetor kanë ndodhur dy transferime të rëndësishme në Bundesligën gjermane. Mërgim Mavraj ka lënë Këlnin dhe ka firmosur një kontratë me Hamburgun deri në vitin 2019-të dhe nga ana tjetër Amir Abrashi ka rinovuar me ekipin e Frejburgut.
Mavraj ka "detyruar" Hamburgun të paguajë plot 1.8 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, duke arritur një sukses në karrierën e tij. Mesfushori tjetër i Kombëtares, Amir Abrashi ka rinovuar me Frejburgun, pas një supersezoni, klubi ka nxitur të arrijë marrëveshjen me Abrashin për të mos humbur shërbimet e tij, duke rinovuar dhe dy vjet kontratën.
Drejtuesit e skuadrës gjermane e vlerësojnë si ndër lojtarët më të rëndësishëm mesfushorin, ndërkohë që edhe vetë Abrashi është shprehur i lumtur dhe se ndjehet si në shtëpi te Frajburgu, ku ai do jetë pjesë e atij klubi edhe për dy vitet e ardhshme.
[gallery columns="1" size="full" ids="70178,70179"]