Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Dha dorëheqjen nga Tomorri, trajneri Sinella zbulon arsyet pse u largua

Shkruar nga NEWSPORT
Dha dorëheqjen nga Tomorri, trajneri Sinella zbulon arsyet pse u largua

Bledar Sinella dha dorëheqjen nga klubi beratas ditën e sotme, duke u larguar pas gjashtë javësh kampionat, ndërsa e ka lënë ekipin në vendin e tretë të tabelës pas grumbullimit të tetë pikëve në tabelën e klasifikimit.

Sipas asaj që raportoi klubi, Sinella dha dorëheqjen për shkak të përplasjes me drejtuesit, ndërsa vet trajneri kavajas sqaron situatën ekskluzivisht për "newsport.al". "Të gjitha që janë folur për largimin tim janë të vërteta. Kam pasur përplasje të vazhdueshme me stafin administrues të skuadrës, i cili ka qenë kundër stafit. Unë jam larguar së bashku me stafin tim, por edhe trajneri i ekipit U-19 është larguar nga ekipi. Nuk mund të qëndroja dot më shumë, sepse drejtuesit nisën që të ndërhynin në çdo aspekt duke ma bërë të vështirë punën, jo vetëm mua, por të gjithëve", përfundon Sinella.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga