
Sivasspor ka afruar në formën e huazimit nga Fenerbahce, mesfushorin Bartug Elmaz. 20-vjeçari turk është pikërisht profili i lojtarit që po shihej te Maguette Gueye.
Ditën e djeshme u tregua se te Partizani është shprehur interes nga Sivasspor, për lojtarin senegalez. Klubi turk ku luan dhe Rey Manaj ka shprehur dëshirën për blerjen e kartonit, operacion që nuk është aspak i lehtë. Me zyrtarizimin e Bartug Elmaz, pista e Maguette mund të jetë fshirë,
A ka dështuar përfundimisht operacioni? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por vështirë që të kuqtë ta lëshojnë yllin e ekipit pa një shifër shumë të kënaqshme.
Poll