Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dështon marrëveshja me GEGËN, KUKËSI ul në stol ish-trajnerin e Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT

Duket se "telenovela" e trajnerit të Kukësit do të vazhdojë. Pas shkarkimit të Shpëtim Duros ditën e djeshme, të shumtë kanë qenë kandidatët për të marrë stolin e Kukësit. Klubi verilindor bëri me dije se sot në orën 16:00 do të prezantohej trajneri i ri, gjë që nuk ndodhi.

Burime jo-zyrtare bëjnë me dije se klubi kishte arritur dakordësinë me trajnerin Skënder Gega, gjë që duket se është prishur në momentet e fundit. Verilindorët bënë me dije se prezantimi u shty, duke ia besuar stolin përkohësisht Rrahman Hallaçit. Dyshimet  u rritën edhe më tej, teksa sipas "Procesit Sportiv" do të jetë Orges Shehi trajneri i ri i Kukësit.

Ish-kapiteni dhe trajneri i Skënderbeut ndodhet në Spanjë në një kurs disa ditor, teksa ka vendosur të kthehet me shpejtësi për të firmosur kontratën. Derisa gjithçka të zyrtarizohet, çështja e trajnerit të Kukësit do të mbetet një "telenovelë" me seri të reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga