
Atmosfera në kampin e Barcelonës është e trazuar teksa janë me një këmbë jashtë fazës së 1/16 në Champions League dhe humbën në El Clasico ndaj Real Madrid. Trajneri i katalanasve, Xavi, është shprehur në një konferencë për shtyp se duhet të fitojë nëse deshiron të vazhdojë si trajner edhe për më gjatë në kampin blaugrana.
“Ne duhet të luajmë një lojë të mirë kundër Villarealit këtë fundjavë. Ne duhet të luajmë një lojë të shkëlqyer, Emery di si t'i bëjë ekipet e tij të punojnë shumë mirë. Jemi 3 pike nga vendi i parë dhe synimi mbetet të fitojmë tituj.” është shprehur ai.
Mbetet për t’u parë sesi do të shkojë situata por si drejtuesit ashtu edhe tifozët janë në mbështetje të Xavit pavarësisht zhgënjimit për të dytin vit rradhazi.