
Majlinda Kelmendi ka zhgënjyer në "Lojërat Olimpike Tokyo 2020". Xhudistja kosovare u eleminua që në sfidën e parë nga Reka Pup, xhudistja hungareze. Një eleminim i papritur për Kelmendin pasi të gjithë shpresonin në një tjetër medalje ari për Kosovën. Pas eleminimit nga Lojërat Olimpike të Kelmendit ka reaguar edhe trajneri i saj, Driton Kuka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuka ka inkurajuar Kelmendit dhe ka emocionuar me shkrimin e tij.
Postimi i Driton Kukës:
"Krenaria e veprimtarisë time ...Majlinda të falenderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit" shkroi Kuka.