
Portugalia që pas dështimit në Kupën e Botës është pa timonier, pasi Fernando Santos do të largohet nga drejtimi i kombëtares. Prej javësh tashmë Federata e Futbollit të Portugalisë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Santos, teksa mediat angleze kanë zbuluar emrin që pritet të ulet në stol.
Bëhet fjalë për Roberto Martinez, ku sipas “The Telegraph” është një nga kandidatët kryesorë, pasi spanjolli pas dështimit në Kupën e Botës u largua gjithashtu nga Belgjika
Roberto Martinez udhëhoqi Belgjikën midis 2016 dhe 2022, pasi arriti një vend të tretë në Kupën e Botës në Rusi, në vitin 2018.
Poll