
Edhe pse Lazio nuk mundi të kalonte në finalen e Kupës së Italisë, "gardiani" shqiptari ishte një ndër më të mirët në fushën e blertë. Thomas Strakosha ka bërë një super paraqitje mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit, duke bërë që mediat italiane të thurin elozhe për të edhe pse nuk mundi të sigurojë finalen e Kupës.
Pas përfundimit të takimit, "Corriere Dello Sport" i ka vendosur Strakoshës notën 7,5 për paraqitjen që "gardiani" kuqezi bëri ndaj Milanit. Ndërsa "Gazzetta Dello Sport" i vendosi notën 7, duke e cilësuar ndër më të mirët në radhët e Lazios.
Ndër të tjera dhe "Eurosport" ka shkuar: "Dy penalltitë e pritura i shtohen disa ndërhyrjeve të mira ndaj Suso, Çalhanoglu dhe Kalabria. Për fatin e tij të keq, gjithçka është e kotë", ka shkruar portali i rrjetit të njohur televiziv në Itali.