
Pajtim Kasami la Sinon nëntorin e shkuar për t'u bashkuar me Basel. Klubi me më shumë histori në kampionatin helvet ka vendosur t'i besojë shiritin e kapitenit mesfushorit anësor. 28 vjeçari ka një eksperiencë të gjerë në Europë dhe Zvicër, me trajnerin Sforza që ka dhënë "ok" e tij për këtë ndryshim.
Prej dëmtimeve dhe mungesave, Pajtim Kasami do jetë kapiten i skuadrës deri në fundin e sezonit. Lojtari nga Struga ka qenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës për shumë vite.
"Kam vendosur për Kasamin, sepse ka personalitet dhe është një lojtar shumë i vlefshëm për ekipin tonë", u shpreh trajneri i Basel, Ciriaco Sforza. Taulant Xhaka do mungojë deri në fundin e sezonit për Basel, për shkak të një dëmtimi.
Poll