
Kukësi do të ndeshet nesër mbrëma për sfidën e raundit të dytë të Europa League kundër Austria Wien. Ekip me emër dhe buxhet të madh, por që verilindorët nuk i tremben. Sidomos drejtori sportiv i skuadrës, Dritan Dervishi, i cili flet për merkaton dhe për postin e trajnerit.
"Është bërë merkato vetëm për të përforcuar ekipin për Kupat e Europës, ndaj jam i kënaqur për këtë dhe mendoj se do të bëjmë më të mirën në këtë stad që jemi. Dua të shuaj çdo dyshim për trajnerin, Hasan Lika do të jetë në krye të skuadrës edhe pas Europa League, thotë Dervishi, pasi fjalët që janë përhapur thuhet se pas pjesëmarrjes në Europë do të ulet në stol Mirel Josa.
Poll