
Chelsea mposhti Real Madrid ditën e sotme me rezultatin 2-0 duke siguruar kështu finalen e Champions League pas 9 vitesh. Blutë e Londrës do të përballen me Man City në një finale të gjithën angleze, ndërsa trajneri Thomas Tuchel ka shkruar historinë në këtë kompeticion.
Tekniku gjerman bëhet i pari në histori që arrin dy finale radhazi të Champiosit me dy skuadra të ndryshe. Sezonin e kaluar, Tuchel dërgoi PSG-në në finale teksa u mposhtën nga Bayern Munchen, ndërsa këtë vit do të sfidojnë Man City he gjermani do të tentojë të fitojë këtë trofe për herë të parë në karrierën e tij.
1 - Thomas Tuchel è diventato il primo allenatore nella storia della Champions League/Coppa Campioni a raggiungere la finale in due stagioni consecutive con squadre differenti. Versatile.#UCL #ChelseaRealMadrid pic.twitter.com/OMY1zlDNQ8
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 5, 2021