Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Derbi shqiptarësh në Serie A, gjithë “sy e veshë” nga Fiorentina – Inter (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi shqiptarësh në Serie A, gjithë “sy e

Serie A do të luajë ditën e sotme disa nhga sfidat e javës së 21-të të saj. Në fushë do të zbresin ekipe si Inter, Napoli, Lazio apo Fiorentina. Lojtarët shqiptarë do të kërkojnë që të sigurojnë 3 pikët me ekipet e tyre.

Gjithçka do të startojë në orën 12:30 në sfidën mes Genoas dhe Leçes së Ylber Ramadanit. Ndërkohë në orën 15:00 Monza pret në shtëpi skuadrën e Nedil Bajramit, Sassuolon. Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Veronës dhe Frosinones së Marvin Çunit.

Do të ketë derbi shqiptarësh në orën 18:00, ku Lazio dhe Napoli do të përplasin “brirët” mes tyre. Elseid Hysaj kundër Amir Rrahmanit do të tentojnë të sigurojnë 3 pikët enë këtë takim, teksa e gjithë vëmendja e tifozëve është në mbrëmje në duelin mes Fiorentinës dhe Interit.

Në këtë përballje Kristjan Asllani do të jetë titullarë dhe do të synojë që të largohet nga “Stadio Artemio Franchi” me fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga