
Partizani arriti të fitonte 2-1 në derbi ndaj Tiranës, një sfidë që nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit. Të dy tifozëritë dhuruan spektakël, megjithatë ata që dolën të lumtur ishin “Ultras Guerrils”.
All - Paragraf - 3
Këta të fundit nuk ndalen teksa në kanalin zyrtar në facebook kanë “thumbuar” mbështetësit bardheblu. Ata kanë postuar një foto të tifozëve të kuq, ndërsa shkruajnë: “lala la la la kua kua kua kua”, refren ky i përdorur në derbi për të ironizuar kundërshtarët.
Kujtojmë që golat në derbi u shënuan nga Maguette dhe Mensah për Partizanin, ndërsa për Tiranën realizoi Florent Hasani.
Poll