
Partizani – Tirana është kryefjala e kësaj jave në Abissnet Superiore. Derbi i kryeqytetit gjithmonë rrëmben vëmendjen e medieve. Edhe këtë herë nuk mbetet pas, teksa prej një jave ka nisur të flitet për këtë supersfidë që luhet edhe për prestigjin e dy klubeve.
Tirana duket se e ka filluar më herët edhe në media këtë takim. Klubi bardheblu ka njoftuar përmes zyrës për shtyp se prononcimi i zakonshëm i trajnerit Orges Shehi do të zhvillohet në orën 18:45. Kurse klubi i Partizanit e ka lënë konferencën 15 minuta më pas.
Njoftimi i klubit të Tiranës:
Përshendetje,
Nesër, e Shtunë 1/10
Prononcim për Mediat i trajnerit Orges Shehi.
10:45, Kompleksi Stërvitor “*Skënder Halili*”
Njoftojmë se seanca stërvitore do të jetë e hapur 15 minuta për mediat.
Faleminderit!
Njoftimi i klubit të Partizanit:
Përshëndetje!
Nesër ora 11:00 në ambientet e klubit do të zhvillohet konferenca për shtyp me trainerin Giovanni Colella në prag të takimit ndaj Tiranës.
Faleminderit!