Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i kryeqytetit në "flakë", Sukaj dhe Erion Braçe provokojnë keq: Po shoku ynë, Tefiku?

Shkruar nga NEWSPORT

Xhevahir Sukaj është një nga ata që e njeh më së miri atmosferën e derbit. Ish-sulmuesi shkodran kontribuonte para disa sezonesh për Partizanin, ekip me të cilin arriti t'i shënonte disa herë Tiranës. Mëngjërashi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon pikërisht golin e realizuar me kokë në derbin e luajtur në prill të 2017-tës.

Ishte minuta e 86-të, kur Sukaj arriti të çonte sferën në rrjetë pas një krosimi të bukur të Arbnor Fejzullahut. Pikërisht me atë foto, shkodrani provokon duke nxitur dhe reagimet e ndjekësve. Nuk mungon as Erion Braçe, i cili ngacmon drejtorin sportiv të Tiranës duke shkruar: "Po shoku ynë, Tefiku?"

Postimi i Sukajt
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga