Sfida përmbyllëse e pjesës së patë këtij sezoni të Kategorisë së Parë midis Lushnjes dhe Apolonisë vulosi në barazim 0-0 pjesën e parë. Në stadiumin e verdhjeshilëve “Roza Haxhiu” skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës duke u ndalur përkohësisht në barazim. Ky është takimi i dhjetë i javës së 14-ë të Kategorisë së Parë. Provizorisht, Lushnja mban vendin e pestë me 21 pikë kurse Apolonia renditet në vendin e shtatë me 17 pikë.
Derbi i fundit i sezonit, skuadrat nuk e gjejnë golin pas 45 minutash
Çast nga ndeshja Lushnja-Apolonia