Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Deputeti e ngacmoi miss Shqipërinë për gjoksin në emsionin sportiv, sot e bën nën/kryetare të partisë

Shkruar nga NEWSPORT

Javën e kaluar në studion e Procesit Sportiv ishin të ftuar: Perparim Kabo, Grent Halili, Alesia Bami, Silvana Bushati, Hair Zeqiri, Kujtim Gjuzi. Ishte pikërishtë deputeti Gjuzi i cili gjatë emision u vendos në qendër të vëmendjes i cili nuk i kurseu komplimentat për vajzat që ishin të ftuara në studio.

Në një moment, teksa moderatorja e emisionit e pyeti se në kohën kur ai luante futboll kush vishej më bukur, Gjuzi e ktheu vëmendjen tek vajzat e pranishme në studio, kryesisht ish-miss Shqipëria Silvana Bushati.

"Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa ime që kam këtu në krahë ashtu edhe vazja përballë (referuar Silvana Bushatit) që s'ka nevojë për koment pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat,"- tha Gjuzi gjatë emsionit.

Mirëpo surpriza e madhe ka ardhur pikërisht sot nga zhvillimet politike në vend.
Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u zhvilluar diskutimi për Reformën Zgjedhore dhe ditën e sotme u zhvillua një tryezë diskutimi me të gjithë aktorët politikë e thirrur nga OSBE.

Ajo që bie në sy është se pjesë e kësaj tryeze diskutimi për të ardhmen e vendit, përkrah deputetit Kujtim Gjuzi ka qenë dhe ish-miss Shqipëria Silvana Bushati, vajza e cila u ngacmua live në "Procesin Sportiv" javën e kaluar.

Mesa duket "ballkonet" e Silvana Bushatit e paskan "shastisur" Kujtim Gjuzin aq sa ai e ka bërë nën/kryetare të Akademisë Kombetare Konservatore Albania. Madje, "doktoreshë" Silvana Bushati ishte në pozicion jo dosido në tryezën e thirrur nga OSBE pasi siç shihet dhe nga fotot ajo qëndron krah Pandeli Majkos.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga