
Pritej që ndaj tij të merrej një masë më e rëndë pezullimi, duke qenë se arsyeja për të cilën mesfushori i Kilit është dënuar së fundmi, ka qenë për shkak të ofendimit të rëndë që ka bërë drejtuar popullit argjentinas.
Geri Medel nuk do të je të jetë i gatshëm për Kilin në 4 ndeshjet e radhës, ato kundër Bolivisë, Ekuadorit, Perusë dhe Kolumbisë. Mesfushori kilian ka marrë këtë mase disiplinore pasi ofendoi gjyqtarin argjentinas gjatë ndeshjes Paraguai-Kili.
Medel u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas thirri me zë të lartë: Argjentinas, bijtë e mijëra kurvave".
Një ofendim që u duk se do të shërbente për një masë disiplinore më të madhe se 4 ndeshje për Medel, i cili në fakt, 3 takime është pezulluar për ofendimet dhe 1 për kartonin e kuq.