Neymar është rikthyer të luajë me PSG-në, sulmuesi brazilian luajtir si titullar ndeshjen e kaluar në kampionat duke shënuar edhe golin e fitores ndaj Strasbourg. Ditën e nesërm skudra franceze do të luajë ndeshjen e parë në Champions League ndaj Real Madrid. Ky takim do të luhet në "Parc de Prince", në orën 21:00.
Trajneri Tomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicon, Cavanin dhe Mbappe të dëmtuar, por edhe Neymar. Braziliani u dënua nga UEFA me 4 ndeshje mungesë për shkak të postimit që bëri në fund të ndeshjes ndaj Manchester United duke akuzuar arbitrat për një penallti të dyshimt. Sot UEFA ka vendosur që të ul dënimin e tij në 2 ndeshje dhe sulmuesi do të jetë gati për sfidën ndaj Clube Brugge.

Poll