Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Partizani nis përgatitjet, edhe dy dëmtime të tjera për të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Partizani nis përgatitjet, edhe dy dëmtime të

Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Teutës. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije që veçmas janë stërvitur Jurgen Bardhi dhe Gëzim Krasniqi të cilët kanë pasur probleme pas ndeshjes me Vllazninë.

"Në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka vijuar me seancën e radhës në program në orën 12:00. Gjendja e skuadrës paraqitet pozitive dhe tashmë e gjithë vemendja është fokusuar ne përballjen e radhës ndaj Teutës. Stërvitje të diferencuar nga grupi për G. Krasniqin dhe Bardhi si pasojë e shqetësimeve të lehta të shfaqura pas takimit ndaj Vllaznisë. Mazrekaj dhe Fejzullahi vazhdojnë fazën e riaftësimit. Seanca e radhës vijon të mërkurën në orën 12:00", shkruhej në njoftimin e Partizanit.

Kujtojmë që takimi mes Partizanit dhe Teutës është përcaktuar të luhet të shtunën, në orën 17:00, në stadiumin "Elbasan Arena".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga