Partizani ka mbyllur pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen me Teutën. Djemtë e drejtuar nga trajneri Arbër Abilaliaj kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Arena e Demave”, teksa të pranishme ishin dhe reshjet e shiut.
Kushtet atmosferike nuk e kanë penguar skuadrën të stërvitet, teksa Abilaliaj është akoma në dilema për formacionin titullar. Kjo sepse përveç mungesave në qendrën e mbrojtjes, i është shtuar dhe mesfushori Maguette që do e ketë pushim për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Kujtojmë se ndeshja me Teutën është e prapambetur, për llogari të javës së parë. Ajo do fillojë prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Galeria fotografike ()
Poll