Pas luftës së ftohtë që është zhvilluar në periudhën e fundit mes FSHF-së dhe Flamurtarit, reagimin e rradhës e kanë sjellë tifozët vlonjatë. Grupimi “Flota Kuqezi” ka sulmuar Federatën Shqiptare të Futbollit por dhe gazetarët që sulmojnë klubin vlonjat. Lajmi i botuar në Panorama Sport për mundësinë e përjashtimit të skuadrës nga kampionati për shkak të borxheve ndaj Veliut dhe Gjokës, ka acaruar së tepërmi tifozët e Flamurtarit.
“Marrim shkas nga shkrimet qe jane ber sot ne pseudogazeten e cila ashtu si FSHF mundohet te njollos emrin e Flamurtarit ,duke hedhur keshtu posht punen dhe mundin e presidentit Sinan Idrizi . Ne radh te pare sa per informim duam ti rikujtojme Dukes dhe shokve te tij korcar qe Flamurtari eshte i vetmi klub ne Shqiperi i cili qendron korekt me pagesat dhe detyrimet ndaj stafit teknik dhe lojtarve . Kjo e vertetuar me se mire nga sezonet qe kemi len pas . F$HF duket qe po del hapur kundra Flamurtarit edhe kete sezon , dhe e vertetoj me se miri me ato cka kan vjell sot ne shtyp per ekipin tone te zemres . FLAMURTARI eshte ekipi i pare i superliges , i cili nen drejtimin e presidentit Idrizi nuk ka asnje detyrim ndaj lojtareve dhe stafit teknik te ekpitit . Keto borxhe te cilat sot na i nxjer F$HF , te jeni te sigurt se sdo ta pengojne ekipin te vazhdoj sezonin e ri . Pergjigjen do ta marri shum shpejt F$HF dhe pseudogazetat qe vjellin kundra ekipit tone . Flamurtari FC ecen me ligje dhe me rregulla dhe kjo do te vertetohet se shpejti . I bejm thirrje Dukes ta ndjek FLAMURTARIN ne superlig sivjet dhe jo atje ku ai ka deshir ta shikoj .F$HF eshte llumi i futbollit shqiptar dhe po e katandis ate mos me keq ,kjo fal Dukes dhe shokeve te tij te cilet e kane mendjen te vjedhin dhe shpifin dhe jo te investojne ne sport ! Ne do te jemi te bashkuar krah presidentit Idrizi dhe krah Flamurtarit . FLAMURTARI ti kurre sdo te jesh vetem ! Se bashku do ja dalim. FKZ”, është shkruar nga deklaratën e bërë nga tifozët e Flamurtarit.