
Xhuliano Skuka është futbollisti që shkelqeu tek Partizani nga ku u transferua drejt Francës. Skuka kaloi tek skuadra e Metz për shumën e 1.4 milionë eurove duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë që shitet nga Kategoria Superiore.
Por aventura e tij me Metz nuk shkoi siç pritej pasi sulmuesi Shqiptar u aktivizua vetëm në pak minuta. Kjo gjë bëri që skuadra franceze të huazonte lojtarin pas vetëm 6 muajsh. 24-vjeçari u transferu tek në Slloveeni tek skuadra e Maribor.
Ajo që bie në sy është se sulmuesi nuk i shte i pranishëm as tek kjo e fundit. Maribor zhvilloi një miqësore ndaj CSKA Sofia ku u transferua Erdenis Gurishta. Për mungesen e Skukës ka folur edhe trajneri i skuadrës së Mariborit, Damir Krznar.
“Skuka nuk ka punuar me ekipin për një kohë të gjatë. Është e kuptueshme që nuk është e njejta gjë si të stërvitesh vetëm dhe si me ekipin. Nëpërmjet testeve të fundit kemi parë që Skuka ka një defiçit në gjendjen fizike, prandaj nuk ishte në miqësoren e fundit”, ka thënë Krznar.