Portugalia largoi trajnerin Fernando Santos nga drejtimi i kombëtares. Eleminimi nga Maroku ka sjellë një revolucion në ekip dhe kjo nis që nga pankina. Vendi bosh i lënë nga trajneri pritet të zëvendësohet shumë shpejt nga Federata Portugeze.
Largimi i Santos ka sejllë dhe reagimin e mesfushorit Bernardo Silva, i cili falë tij ka bërë debutimin e parë me kombëtaren portugeze 8 vite më parë.
Postimi i Bernardo Silva:
“Një falenderim i madh për trajnerin tonë Fernando Santos. Trajneri që më dha mundësinë gati 8 vite më parë në kombëtaren tonë. Trajneri që fitoi dy tituj gjatë kohës së tij me Portugalinë. Kishim shumë momente gëzimi dhe disa pikëllimi, por mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja, kënaqësia që kisha mundësinë të punoja me një njeri të madh që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit tone.”