Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Debutoi në MotoGP, piloti spanjoll: Ishte sikur humb virgjërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Debutoi në MotoGP, piloti spanjoll: Ishte sikur humb virgjërinë

Piloti 19-vjeçar, Pedro Acosta debutoi në këtë sezon të MotoGP. Acosta është pjesë e skuadrës së RedBull Tech3 dhe në garën e tij të parë zuri vendin e 9-të në klasifikim. Kjo ishte një paraqitje mjaft e mirë për talentin spanjoll i cili tregoi vlerat e tij mes më të mirëve.

Pikërisht për debutimin e tij në MotoGP, ka folur vetë piloti 19-vjeçar. Pedro Acosta nuk ka fjalë që ta përshkruajë garën e tij të parë, teksa në emocione e sipër thotë që është njejtë si të humbisje virgjërinë.

“Debutimi im? Fantastik, gjithçka ishte e bukur si për herë të parë. S’mund të kishte shkuar më mirë se kaq. Ishte si të humbisje virgjërinë. Bëra shumë parakalime si në ditët e Moto3, kur e nisja nga vendet e fundit. Në fund pësova një degradim të gomës së pasme, por une jam i lumtur”, u shpreh Pedero Acosta për “DAZN”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga